Agjencia e sigurisë SBU në Ukrainë ka pohuar se një francez është arrestuar muajin e kaluar me një sasi të madhe të armëve, me të cilat sipas tyre planifikoheshin sulme për kampionatin evropian të futbollit.
Gregoire, 25 vjeçar, i cili ishte identifikuar nga mediat franceze, u arrestua në kufirin e Ukrainës dhe Poloninë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Sipas agjencisë, ai kishte planifikuar 15 sulme, të nxitura nga pikëpamjet ultra-nacionaliste.
Kampionati Evropian i futbollit do të fillojë të premten.