Site icon Telegrafi

Arrestohet Fitim Lladrovci, i dyshuar për terrorizëm

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë e Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se ende nuk kanë informacione për një gjë të tillë.

Fitim Lladrovci, nga fshati Gllanasells i Drenasit, në dhjetor të vitit 2013, së bashku me Nexhdet Berishën kishte udhëtuar për në Turqi e pastaj nga aty kishte kaluar në Siri.

LEXO PO ASHTU: Lladrovci: Hoxhallarët janë argatë të djallit, unë jam armik i armikut të ISIS-it

Lladrovci ishte rikthyer në Kosovë përmes aeroportit “Adem Jashari” po atë muaj. Në kthimin e tij ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që në shtëpinë e tij ishte gjetur një Zoll (raketë dore) me një maskë të shkruar në gjuhën arabe, mirëpo ishte liruar, pasi që është futur në procedurë të rregullt.

Që prej lirimit të tij, ai kishte vazhduar me propagandë, përmes së cilës bënte thirrje për përkrahje dhe bashkëngjitje në luftën e Sirisë përmes rrjetit social Facebook. /lajmi.net/

 

Exit mobile version