Policia kolumbiane ka arrestuar personin më të kërkuar në Peru i njohur si lordi më i madh i drogës në këtë vend.
Gerson Galvez u arrestua të shtunën në një qendër tregtare.
Zyrtarët peruane thanë se Galvez fillimisht ishte parë në Ekuador në muajin mars dhe lëvizjet e tij ishin përcjellë në Panama dhe Kolumbi,
I cilësuar si ‘EL Chapo’ nga mediat periuane duke iu referuar lordit meksikan të drogës Joaquín Guzmán, Galvez, kërkohet për vepra të shumta kriminale.