Është arrestuar edhe një person i dyshuar për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, që ka ndodhur në qershor të këtij viti.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se i dyshuari është i moshës madhore dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihmë” (në kryerjen e veprës penale të dhunimit).
“Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin për media.
11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar në qershor dhe në gusht. Për këto dy raste janë arrestuar tashmë 13 persona. /Telegrafi/