Policia njofton se sot rreth orës 13:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë në bashkëpunim me njësitet policore të Ferizajt, kanë arritur që të arrestojnë personin e tretë të dyshuar për rastin e vjedhjes që ndodhi ditë më parë në Prishtinë.
I dyshuari: M.Q, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në polici dhe aktualisht po kryhen procedurat e nevojshme policore nga ana e hetuesve.