Yulia Navalnaya, gruaja e politikanit rus të opozitës Alexei Navalny, u arrestua gjatë protestave të sotme në Moskë.
Lajmi u konfirmua nga bashkëpunëtorët e Navalnyt përmes rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.
“Yulia Navalnaya u ndalua nga policia gjatë një shëtitje paqësore në Moskë. Avokati nuk u lejua ta shihte atë, dhe policia as nuk u prezantua, ata nuk treguan dokumentet dhe as nuk thanë arsyen e arrestimit”, shkroi kreu i departamentit juridik të Fondacionit Navalny, Vyacheslav Gimadi.
Theksojmë se rreth 2300 protestues dhe mbështetës të opozitarit janë arrestuar gjatë protestave të mbajtura kundër regjimit të Kremlinit.
Ndryshe, Navalnyt tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë pas rikthimit në atdhe nga Gjermania, ku ishte duke u shëruar me rastin e helmimit me nervin Novichok. /Telegrafi/
Юлия Навальная задержана полицией при мирной прогулке по Москве. Защитника к ней не пустили, не представились, не предъявили удостоверений, не назвали причину задержания. pic.twitter.com/GO6bE3KXo6
— Vyacheslav Gimadi (@vigimadi) January 31, 2021