Prokurorët belgë kanë arrestuar dhe akuzuar një të dyshuar të ri për sulmet terroriste të Brukselit. Sipas mediave belge, i dyshuari Faysal Cheffou është sulmuesi me tesha të bardha, që u fotografua në aeroportin e Brukselit.
Mediat belge kanë raportuar se Cheffou është i dyshuari i tretë që la të vdekur 31 persona në sulmet e Brukselit. Sipas tyre, ai është personi me të bardha, që u kap nga kamerat e sigurisë, duke ecur në aeroportin e Brukselit me dy terroristët e tjerë, transmeton Express.
Sipas deklaratës nga prokurori federalai kërkohet për “përfshirje në një grup terrorist, në vrasje terroriste dhe në përpjekje për vrasje terroriste”.
https://www.youtube.com/watch?v=RIvxzXyvXkk