Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka arrestuar një të dyshuar si pjesë e hetimit të saj mbi dokumentet e zbuluara të ushtrisë amerikane.
I dyshuari për zbulimin e dokumenteve sekrete të ushtrisë amerikane është anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts.
Bëhet fjalë për Jack Teixeira, 21-vjeçar, i cili është anëtar i departamentit të inteligjencës së Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, raporton skynews.
Operacionet po vazhdojnë në North Dighton, Massachusetts, shtoi agjencia e zbatimit të ligjit.
Ndërkohë, Washington Post raporton se burri ndau informacione shumë të ndjeshme – që zbulojnë dobësitë në mbrojtjen e Ukrainës, si dhe numrin e forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar që dyshohet se janë aktive në këtë vend – me një grup prej rreth dy duzina burrash dhe djemsh në platformën online Discord.
Anëtarët e grupit thuhet se i thanë WP se të gjithë kishin një “dashuri reciproke për armët, pajisjet ushtarake dhe Zotin”.
Rrjedhjet kanë përfshirë informacione mbi dobësitë e mundshme në mbrojtjen e Ukrainës, si dhe numrin e forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar që dyshohet se janë aktive në vend. /Telegrafi/