Site icon Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Malishevë

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjakovë ka bërë të ditur se kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar për vrasjen e ditëve të fundit në Malishevë.

Lexo po ashtu Vrasja në Malishevë: Viktima kishte 30 mijë euro me vete

Sipas një komunikate të Policisë, përcjell Telegrafi, me datë 11.09.2016 në ora 18:00 stacioni policor në Malishevë ka marrë informatë lidhur me një person të zhdukur nga fshati Balincë, Komuna e Malishevës, ndërsa me datë 12.09.2016 në ora 17:25 viktima është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij në afërsi të një pylli në fshatin Mirushë të kësaj komune.

Lexo po ashtu Gjendet i vdekur personi i zhdukur në Malishevë

“Sot me datë 14.09.2016 pas një pune intensive operativo hetimore, Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me stacionin policor të Malishevës kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar”, thuhet në njoftim.
Më tej shtohet se personi i dyshuar është N.K shqiptar/ kosovar i moshës 41 vjeçar, nga komuna e Malishevës.

“Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit”, përfundohet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version