Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren

Është arrestuar i dyshuari Aziz Gashi,  i cili kërkohej nga mbrëmë për vrasjen e B.M., në lagjen “Arbana” në Prizren.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se i dyshuari është arrestuar në Tërpezë të Malishevës, ndërsa në një objekt tjetër është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Lexo po ashtu Policia del me detaje të reja: Në fillim u gjet arma e krimit, pastaj u lokalizua i dyshuari për vrasjen në Prizren

“Po është arrestuar gjatë ditës. Gjatë ditës është bastisur së paku një objekt, aty nuk është gjet i dyshuari, por arma e tij që dyshohet se është përdorë. Në mbrëmje është arrit të lokalizohet i dyshuari, në fshatin Tërpezë të Malishevës”, tha Bytyqi.

Sipas policisë, dyshohet se Aziz Gashi kishte shtënë me pushkë automatike në drejtim të viktimës nga automjeti në lëvizje dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia tha në raportin 24-orësh se i dyshuari dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje e cila kishte sjellë deri tek rasti tragjik./Telegrafi/