Policia e Rajonit të Gjilanit ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e mbrëmshme në fshatin Bresalc, të Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, tregoi se i dyshuari kryesor për vrasje të rëndë, L.U. është arrestuar sot, ndërkohë që vëllai i tij, i dyshuari Sh.U., ishte arrestuar mbrëmë.
Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia e Rajonit të Gjilanit është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit për një person me plagë nga arma e zjarrit.
Përkundër përpjekjeve, personeli mjekësor vetëm ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
Foto ilustrim