Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person pas raportimit se kishte keqpërdorur seksualisht një femër në Viti.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 13 prill, teksa i dyshuari është identifikuar dhe është intervistuar në prani të avokatit.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viti 13.04.2020 NN. Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari mashkull kosovar e kishte marr viktimën dhe e kishte e keqpërdorur seksualisht. Personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/