Zhdukja misterioze e vogëlushes britanike në Portugali më 3 maj të vitit 2007, ka ngritur hipoteza të shumta, se çfarë ka ndodhur me fatin e saj.
Madeleine McCann ka qenë së bashku me familjen e saj në Praia da Luz, por në natën kritike ajo nuk u gjet në shtat, derisa në dhomë kishte mbetur dritarja e hapur dhe drita e ndezur, transmeton Telegrafi.
Që atëherë, ky rast është konsideruar si një mister shumë i madh, duke e habitur botën, se si u zhduk pa gjurmë.
Por, ky rast mund të ketë një përfundim, pasi autoritet e sigurisë në Itali, e kanë arrestuar një të dyshuar, që besohet të jetë njeriu kryesor lidhur me këtë zhdukje.
Gjermani Christian Brueckner, u arrestua në Milano të Italisë, nën dyshimin për trafik me narkotik.
Ai kishte udhëtuar nga Zvicra dhe aplikoi për pasaportë, me pretendimin se i janë vjedhur dokumentet derisa po udhëtonte me tren.
Sipas dëshmitarëve në zonën ku u zhduk trevjeçarja McCann, i dyshuari kryesor për grabitjen e saj mund të jetë Brueckner.
Autoritet e sigurisë, kanë thënë se ai dukej sikur një i pastrehë, ndërsa ishte shumë i qetë, ndërsa është ende duke u marrë në pyetje lidhur me zhdukjen para 13 vitesh të britanikes së vogël. /Telegrafi/