Site icon Telegrafi

Arrestohet dy persona në Shkup për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike

Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme, konkretisht rreth orës 14:40 në rrugën “Atanas Mitrev” në Shkup janë privuar nga liria dy persona. A.S. (26) dhe A.L. (22) pasi që janë kapur në flagrancë deri sa po tregtonin me substanca narkotike.

“Në rrugën e lartë përmendur, A.S. është parë duke i dhënë marijuhanë A.L, ndërsa ajo duke dhënë para. Gjatë kontrollit tek A.S. janë gjetur para, ndërsa tek A.L është gjetur marijuhanë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria për Punë të Brendshme.

Exit mobile version