Policia ka kapur dy nxënës të shkollës “Cvetan Dimov” si të dyshuar për therjen e një nxënësi 16-vjeçar në autobusin me numër 57. Personi i tretë që ka marrë pjesë në therje është në arrati dhe policia për të ka lëshuar fletëarrest, njofton TV Shenja.
Policia në mënyre kategorike mohoi se pas sulmit qëndron ekipi i tifozëve Shvercerat. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llazo Vellkovski tha as motivet kanë qenë banale, grindje duke hyrë dhe zbritur në autobus. Fëmija i therrur tashmë është jashtë rrezikut për jetë.
Jozyrtarisht raportohet se grindja mes fëmijëve dhe një personi tjetër më të rritur ka filluar në autobus dhe ka vazhduar në stacionin e autobusit në qendër.