Site icon Telegrafi

Arrestohet drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial për rastin e subvencioneve  

Është arrestuar sot drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.

Kallxo.com njofton se Krasniqi është arrestuar për rastin e subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë.

Ditë më parë Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në disa qytete në Kosovë, ku me dyshimin për keqpërdorime në subvencione në Ministrinë e Bujqësisë ka arrestuar mbi 20 persona.

Aksionet ishin realizuar në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.

 

 

 

Exit mobile version