Telegrafi

Arrestohet dhe suspendohet punëtori i PTK-së, merrte ryshfet

Arrestimi i të dyshuarit, është arritur si rezultat i hetimeve të bëra nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin për Hetime dhe Mashtrime në kuadër në PTK Sh.a.-së.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore në drejtim të përgatitjes së operacionit për arrestimin e personit në fjalë.

Gjithnjë sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar për shkak se kishte kërkuar ryshfet nga dy qytetar për punësim në PTK dhe kishte arritur që prej tyre të marrë shumën prej 6.500 euro, duke i mashtruar me përpilimin e kontratave falso.

Në bazë te informacioneve që kanë poseduar hetuesit, ky i dyshuar u kishte kërkuar atyre shumën nga 3.500 për person, thuhet më tutje në njoftimin e Policisë.

"Menjëherë pas arrestimit nga Policia e Kosovës, i punësuari Ardian Hasanaj është suspenduar nga pozita aktuale në PTK Sh.a., deri në një vendim të organeve përgjegjëse. Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.a., do të bashkpunojë ngusht me Policinë e Kosovës dhe me të gjitha organet tjera relevante në ndriçimin e rastit. PTK sh.a., falenderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm’, thuhet ne komunikaten e PTK. /Telegrafi/