Site icon Telegrafi

Arrestohet dhe sërish lirohet peshkopi maqedonas, Petari

Peshkopi Petar është arrestuar në Aeroportin ndërkombëtar – Shkupi, nga ku është nisur për në Australi.

Ai e ka konfirmuar këtë informacion, duke mos dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Peshkopi ka deklaruar për Makfax se ka patur një keqkuptim të cilin e ka zgjidhur avokati i tij.

Pas mbajtjes së shkurtër, Petari është nisur për në Australi./Telegrafi/

Exit mobile version