Ylli i pornografisë, emri i të cilit është Stephanie Cliffords, u arrestua në Columbus të Ohios për lejimin e një klienti ta prekë gjatë performancës së saj, tha avokati i saj, Michael Avenatti.
Një video e postuar nga Associated Press, shfaqi dy oficerë të zbatimit të ligjit që e shoqëronin atë nga një furgon policor në një burg në qytet.
Stormy Daniels e veshur me xhup dhe pantallona shihet me duart e lidhura pas shpinës dhe me kokë duke shikuar dyshemenë.
Pasi u dërgua në burg, Daniels pagoi 6,054 dollarë në formë të kaucionit dhe u lirua më vonë, njoftoi CNN, duke cituar dokumentet e gjykatës.
Sipas ligjit të Ohios, kushdo që nuk është anëtar i familjes i ndalohet të prekë një valltare lakuriq ose gjysmë nudo në ndonjë klub, duke përfshirë edhe parkingun, sipas The Dispatch Columbus.
Theksojmë se biondina kishte pranuar 130 mijë dollarë në vitin 2016 për të heshtur në raport me akuzat për ngacmim seksual të atëbotë kandidatit për president të SHBA-së. /Telegrafi/