Site icon Telegrafi

Arrestohet dhe lirohet një ndërmarrës në Maqedoni

Mite Jovanovski, pronar i pompave të benzinës “Makoil” dhe vajza e tij, të cilët u arrestuan për shkak se kundërshtuan të largojnë reklamat para pompës së benzinës së tyre, janë lëshuar nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kundër tij, vajzës së tij dhe dy të punësuarve në kompani, të cilët këtë mëngjes u arresuan është ngritur kallëzim për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Policia tentonte të zbatojë kërkesën e Bashkisë së Shkupit për largimin e reklamava para pompës së benzinës, ndërsa Jovanovski pohonte se ka përgatitur terrenin për zhvendosjen e reklamave, por nga Bashkia e Shkupit insistonin që ajo të ndodhte sot./Telegrafi/

Exit mobile version