I arrestuari është 36-vjeçari, Alfred Çomëni, i cili akuzohet për dëshmi të rremë, pasi hodhi poshtë të gjitha rrëfimet e kryera disa muaj më parë në prokurori, duke tërhequr akuzën e tij për mitmarrje ndaj pesë policëve.
Prokuroria nisi hetimet disa muaj më parë ndaj pesë efektivëve të policisë rrugore, Ferit Mema, Artan Shahini, Tofik Gozina, Artan Shahollari dhe Krenar Kaçeli. Ndërkaq, pak javë më parë ndaj tyre u përcaktua edhe masa “arrest me burg”.
Çomëni u arrestua me një urdhër të posaçëm nga prokuroria e Beratit, menjëherë pas dëshmisë së dhënë prej tij./Telegrafi/