Telegrafi

Arrestohet Deontay Wilder në Los Angeles

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Deontay Wilder është arrestuar në Los Angelos me akuzën e posedimit të armës.

Boksieri u ndalua nga policia gjatë një ndalimi rutinë të trafikut, me oficerët që besonin se xhamat e makinës së tij ishin të ngjyrosura në mënyrë të paligjshme dhe se targa e tij ishte e mbuluar, sipas TMZ.

Mirror Fighting raporton më tej se arrestimi ishte në lidhje me një armë zjarri dhe se Wilder u lirua më pas pasi kishte paguar një shumë rreth 35,000 erosh.

Lexo po ashtu Dalin pamje të rralla se si David Haye e kishte poshtëruar Deontay Wilderin në stërvitje

Wilder kaloi pak më shumë se tre orë në qeli. Që atëherë ai ka mësuar se duhet të paraqitet në gjyq më 23 maj në Los Anxhelos, ku ai mund të përballet me një akuzë krimi dhe të gjobitet deri në 10,000 euro.

Boksieri aktualisht është në bisedime për një super-luftë në dhjetor me Anthony Joshua në Arabinë Saudite. /Telegrafi/