Telegrafi

Arrestohet Danny Drinkwater pasi voziti në gjendje të dehur

Danny Drinkwater(Photo by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Lojtari i Chelseat, Danny Drinkwater, është shpallur fajtor për vozitjen e makinës në gjendje të dehur, ndërsa i është marrë leja për 20 muaj.

Mesfushori anglez është shpallur fajtor nga gjykata, ndërsa është i detyruar t’i bëjë 70 orë punë për komunitetin dhe do të paraqitet në gjykatë një herë në javë.

29-vjeçari, i cili ka tri paraqitje në fanellën e Kombëtares së Anglisë, ishte arrestuar më 8 prill, pasi kishte shkaktuar edhe aksident me automjetin e tij.

Chelseas vs Manchester City (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Drinkwater kishte rrezikuar tri automjete tjera në magjistralen e Stockport, andaj gjykata vendosi që atij t’i merret leja e vozitjes për 20 muaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Danny Drinkwater

Mesfushori anglez në verë do të largohet nga Chelsea, pasi më nuk është në planet e Maurizio Sarrit për sezonin e ri, ndërsa kërkohet nga disa klube nga Serie A. /Telegrafi/