Lojtari i Chelseat, Danny Drinkwater, është shpallur fajtor për vozitjen e makinës në gjendje të dehur, ndërsa i është marrë leja për 20 muaj.
Mesfushori anglez është shpallur fajtor nga gjykata, ndërsa është i detyruar t’i bëjë 70 orë punë për komunitetin dhe do të paraqitet në gjykatë një herë në javë.
29-vjeçari, i cili ka tri paraqitje në fanellën e Kombëtares së Anglisë, ishte arrestuar më 8 prill, pasi kishte shkaktuar edhe aksident me automjetin e tij.
Drinkwater kishte rrezikuar tri automjete tjera në magjistralen e Stockport, andaj gjykata vendosi që atij t’i merret leja e vozitjes për 20 muaj.
Mesfushori anglez në verë do të largohet nga Chelsea, pasi më nuk është në planet e Maurizio Sarrit për sezonin e ri, ndërsa kërkohet nga disa klube nga Serie A. /Telegrafi/