Site icon Telegrafi

Arrestohet çifti shqiptarë, përdorën foshnjën e sapolindur për të fshehur kokainën

Behët fjalë për dy shqiptarë që u kapën në Fornacette, në komunën e Calcinaia në një bar, duke i dhënë një dozë kokaine një të droguari në këtë zonë.

Sipas mediave italianë Elton Gegici, 31-vjeçar e kishte fshehur kokainën në “pelenën” e foshnjës që e mbante bashkëshortja e tij 20 vjeçare. Policia zbuloi me pas edhe bashkëpunëtorin e tij, Ledio Pllumin, që nxitoi të fshihte drogën, por nuk shpëtoi dot.

Gjatë kontrollit në banesë policia zbuloi në një vrimë në dollap 70 doza kokainë dhe materiale që shërbenin për paketimin e drogës.
Sipas hetimeve, shqiptari ka përdorur djalin e sapolindur për transportin e drogës. /Telegrafi/

Exit mobile version