Një burrë i cili ka shokuar me statusin e tij në Twitter në lidhje me sulmet terroriste në Bruksel, është arrestuar nga policia, thuhet në një deklaratë të Scotland Yard.
Matthew Doyle kishte shkruar në Twitter, se i është kundërvënë gruas së tij e cila është myslimane duke i kërkuar shpjegim për veprimet në Bruksel, kurse ajo duke u frikësuar i është përgjigjur, “kjo nuk ka të bëjë me mua”, transmeton Telegrafi.
Brenda pak minutave statusi i tij është bërë shkak fyerjesh dhe nxitje urrejtje nacionale dhe fetare, dhe kështu njerëzit filluan të shkruajnë komente prej më të ndryshmeve.
Por Doyle e kishte fshirë statusin e tij, vetëm atëherë kur e kuptoi se situata kishte dalë jashtë kontrollit.
“Kemi arrestuar një burrë 41-vjeç për përhapje të urrejtjes nacionale dhe fetare në rrjetet sociale”, thuhet në komunikatën e Scotland Yard, ku ndër të tjera shkruante, “Ai është arrestuar mbrëmë dhe do të qëndroj në stacionin e policisë në Londër derisa çështje të zgjidhet”. /Telegrafi/