Bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, raporton BBC.
Shtatë vite më parë, Assange ishte strehuar në ambasadë si refugjat me të vetmin qëllim që të shmang ekstradimin e tij tek autoritetet suedeze, pasi mbi të rëndonin akuzat për sulm seksual, transmeton Telegrafi.
Policia metropolitane ka njoftuar se është arrestuar dhe shumë shpejt pritet të paraqitet në sallën e gjyqit të Westminster.
Assange u arrestua nga policia, pasi i është refuzuar kërkesa për vazhdimin e statusit të refugjatë në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
“Julian Assange, 47-vjeç, sot, më 11 prill, është arrestuar nga policia metropolitane në ambasadën e Ekuadorit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Scotland Yard. /Telegrafi/