Kërkuesi i azilit me pasaportë të Maqedonisë sot është arrestuar nga Stacioni Policorë në qytetin e Majnhajmit të Gjermanisë, pasi fqinjët kanë paraqitur për prishje të rendit publik, njofton AIM.
Sipas burimeve nga policia në Majnhajm, është paralajmëruar se 39 vjeçari kërkues i azilit nga Maqedonia ka sulmuar dy gra. Në tentimin e policisë që të ndalojë sulmuesin, njëri nga policët ka marrë lëndime serioze trupore nga i arrestuari, ndërsa një policë tjetër ka kaluar me lëndime më të lehta.
Arsyet e sulmit kanë qenë tensionet mes familjes së sulmuesit dhe dy grave të cilat i ka sulmuar. Gjatë kohës së intervenimit të policëve, i arrestuari gjatë gjithë kohës ka kërcënuar policët.
Gjithë pjesëmarrësit në këtë incident presin vendim të Qeverisë së Gjermanisë për emigrantët, nëse kërkesa e tyre do të aprovohet për azil, por sipas rregullave të reja sulmuesi nga Maqedonia për një kohë të shkurtë mund të kthehet në shtetin amë./Telegrafi/