E plotësuar– Është liruar avokati Gazmend Halilaj, i cili u arrestua pak më parë lidhur me rastin e abuzimit të së miturës nga Drenasi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.
“Të dashur miq. Jam i lirë. Pasdite jam në zyrë me punë të përditshme. Në mbrëmje normal në shtëpi”, ka shkruar Halilaj. /Telegrafi/
———————
Arrestohet avokati që sinjalizoi abuzimin e së miturës nga Drenasi
Avokati i vajzës nga Drenasi, Gazmend Halilaj është arrestuar sot nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK).
Halilaj e konfirmoi vet lajmin e arrestimit përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Ai tha se arrestimi i tij është bërë në shenjë hakmarrje ndaj tij pasi një ditë më parë ka raportuar skandalin e radhës nga IPK.
“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetuesit e IPK-së. Që i dhanë dëshmi i gazetares së KTV-s, lidhur me privatësinë e viktimës të rastit në Drenas. Shenjë hakmarrje të njëjtit sot me arrestuan”, ka shkruar Halilaj në Facebok.
Halilaj pas disa minutave ka fshirë postimin e bërë. /Telegrafi/