Telegrafi

Arrestohet Tiffany Haddish, dyshohet se po flinte mbi timonin e makinës

Aktorja Tiffany Haddish, u arrestua në Gjeorgji të premten (14 janar) herët në mëngjes me dyshimin se po drejtonte mjetin nën ndikim.

Policia e qytetit të Peachtree tha të premten se ata arrestuan yllin e “Girls Trip”, 42 vjeç, rreth orës 2:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, pasi ajo dyshohet fjeti në timon.

Policët kishin marrë një telefonatë se një shofer po dremite në rrugë dhe automjeti i Haddish përputhej me përshkrimin e telefonuesit.

Foto: Getty Images

Policia bëri ndalimin në trafikt të automjetit të yllit të “Night School” teksa ajo po shkonte drejt oborri të një rezidence, sipas departamentit. Ajo u transportua më pas në burgun e kontesë Fayette “pa incidente”.

Aktorja e humorit nuk ka postuar akoma rreth incidentin. Megjithatë, në foton e siguruar nga TMZ, Haddish shfaqet e gëzuar teksa u buzëqesh policëve. Flokët e saj ishin të stiluara me stilin e saj të shkurtër, biond, dhe ajo dukej se kishte veshur një xhaketë gri.

Sipas TMZ, ajo pagoi 1,666 dollarë për t’u liruar nga burgu rreth orës 6:30 të mëngjesit. /Telegrafi/