Mark Chapman, aktori i cili luante rolin e djaloshit që kujdesej për jetën e Roses në filmin “Titanik”, është arrestuar gjatë ditës së sotme.
Aktori u arrestua nën akuzat për sulm dhe kërcënim ndaj ish-të dashurës.
Incidenti ndodhi në mars, ndërsa ish-e dashura e tij, Tara Pirnia, tregon se kjo kishte ndodhur pak pasi dyshja përfunduan lidhjen e tyre pesë vjeçare.
Ajo gjithashtu pretendon se Mark u zemërua shumë pasi ajo i kërkoi atij që të fshinte materialin intim të saj në telefonin e tij celular, kjo sipas një deklarate nga Sheriffi i Qarkut Travis, të siguruar nga TMZ.
Në dokumentacion, Tara thotë se Mark, i cili është 20 vjeç, e ka hedhur në tokë dhe ka përdorur të dyja duart për ta kapur atë rreth qafës dhe për ta ngërthyer në fyt.
Ajo pretendon se ish-i dashuri i ka thënë asaj, “Dua të vdesësh”.
tutje, Tara thotë se u transferua në Kaliforni të nesërmen, por ajo e raportoi incidentin për policët më vonë, nga frika se aktori do ta vrasë atë dhe më pas edhe veten.
Mark Champan u urdhërua të qëndrojë të paktën 200 metra larg saj. /Telegrafi/