Aktori i Hollywoodit, Michael Madsen, është arrestuar në Kaliforni me akuzën e dhunës në familje.
Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Angeles tha se mori një telefonatë pak pas mesnatës të së shtunës nga një grua duke thënë se “burri i saj e shtyu dhe e mbylli jashtë shtëpisë”.
Madsen, i cili luajti në filmat e Quentin Tarantino, “Reservoir Dogs”, “Kill Bill” dhe “The Hateful Eight”, u arrestua në Malibu me akuzën për kundërvajtje.
Një kundërvajtje është një vepër penale në ShBA, që zakonisht dënohet me më pak se 12 muaj burg.
Madsen u lirua nga paraburgimi pas dorëzanisë prej 20 mijë eurosh.
Michael Madsen dhe DeAnna Madsen janë të martuar për 28 vjet.
Paraqitjet e tjera në film të Madsen përfshijnë serinë e filmave “Free Willy”, “Thelma & Louise”, “Donnie Brasco” dhe filmin e James Bond, “Die Another Day”. /Telegrafi/