Telegrafi

Arrestohet adoleshenti sirian për shkak të lidhjeve me ISIS

Në Gjermani është arrestuar refugjati 16 vjeçar nga Siria për shkak të dyshimit se është i lidhur me ISIS-in, bëjnë të ditur zyrtarët.

Zyrtarët gjermanë bëjnë të ditur se adoleshenti paraqet “kërcënim serioz” dhe se besojnë se jo shumë moti është radikalizuar.

Ai është arrestuar mbrëmë në kampin e azilantëve në Keln, qytet në perëndim të Gjermanisë, transmeton AFP.

Informatat e marra nga telefoni i tij mobil tregojnë se ai ishte në kontakt me persona nga jashtë që ka lidhje me ISIS-in dhe që “ka rekrutuar të rinj sirianë”.