Site icon Telegrafi

Arrestohet 80-vjeçari që vrau gruan dhe vëllain me sëpatë në Gramsh – policia publikon pamjet

Një krim i dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin Tervol në Gramsh, ku një 80-vjeçar ka vrarë bashkëshorten dhe vëllain e tij me sëpatë.

Policia e Shtetit njofton se 80-vjeçari me inicialet XH.S është arrestuar dhe më pas është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo po ashtu Gramsh, burri vret bashkëshorten dhe vëllain e tij

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllain e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit. Fale veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë, me të cilën autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version