Telegrafi

Arrestohet 60 vjeçari në Shqipëri, policia i sekuestron lëndë piroteknike

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një 60 vjeçar, i cili kishte tentuar të kalonte kufirin me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara.

Policia njofton se ka sekuestruar 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe mallra të tjera të ndryshme.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Morinë, Tropojë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Touran”, me drejtues shtetasin M. Gj”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 131 fishekzjarrë, 4500 kapsollë, veshje dhe mallra të ndryshme, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë, shtetasin M. Gj., 60 vjeç, banues në Fushë Arrëz.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/