Telegrafi

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar Z.D. (51) nga Beogradi i Serbisë, kumton Policia për Telegrafi Maqedoni.

Ai është arrestuar për shkak se ishte në Stop-Listën, si person i kërkuar nga INTERPOLI.

Në ora 21:30, personi i është dorëzuar policisë SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. /Telegrafi/