Policia tha se “44 vjeçari, Besnik Çuçi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve me inicialet F. G. 24 vjeç dhe P. B. 21 vjeç pas një konflikti.” Plumbat nuk kanë prekur asnjë nga personat, raportoi Ora News.
Policia gjeti në vendin e ngjarjes një pistoletë tip Zastava me mulli me 6 fishekë ku 5 ishin të pa shkrepur, dhe një gezhojë. Materialet në ngarkim të 44 vjeçarit iu kaluan prokurorisë së Vlorës, me akuzën "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /Telegrafi/