Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Klienti”, ku është arrestuar një 43-vjeçar, i cili u kap me pistoletë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 43-vjeçarit, i cili në momentin e arrestimit ndodhej në ambientet e një lokali, Policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.
43-vjeçari me iniciale Sh.Ç është me precedent të mëparshëm kriminal, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Me armë zjarri pistoletë me vete, në ambientet e një lokali, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 43-vjeçari. I arrestuari, me precedent të theksuar kriminal, për vepra të rënda penale. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehëri i saj dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /Telegrafi/