Një 38-vjeçar në Elbasan është vënë në pranga nga policia pasi ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në shtëpinë e vëllait të tij.
Me ndihmën e bashkëshortes së tij, shtetasi Elton Muça ka grabitur rreth 17 mijë euro në banesën e të vëllait dhe më pas i ka shpenzuar për të blerë një automjet.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin Elton Muça, 38 vjeç, banues në fshatin Bathës, në zbatim të urdhrit të ndalimit nga Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 37 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit E. M.). Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më 23.04.2023, kanë vjedhur 17 000 euro në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bathës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i shtetasit E. M., të cilin ky shtetas dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.” /Telegrafi/