Një 36-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Lezhës, nën akuzën e mbajtjes pa leje të lëndëve plasëse.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët ushtruan kontrolle në banesën e shtetasit M.P. në Manati, ku gjetën një sasi eksplozivi, i bërë gati për t’u aktivizuar.
Dyshohet se 36-vjeçari e kishte përgatitur lëndën shpërthyese për ta shitur.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, njofton Policia e Shtetit./Kp/