Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së sotme diku rreth orës 07:45 në bulevardin “VMRO” zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 32 vjeçarin R.S nga Shkupi.
Sipas njoftimit të MPB-së, personi në fjalë është i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg, ndërkohë që është kërkuar me fletarrestim qendror me urdhër të burgut të Idrizovës, për vuajtje të dënimit.
Nga MPB thonë se ai është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.