Telegrafi

Arrestohet 32 vjeçari në Rubik, transportonte 23 emigrant për në kufi – i merrte nga 500 euro për person

Një person E.K, i moshës 32 vjeçar arrestohet nga Policia e Shtetit pasi transportonte me një furgon mallrash, 23 emigrantë, kundrejt 500 eurove për person për të kaluar në kufi në kundërshtim me ligjin.

Sipas një njoftimi nga Policia e Shtetit, bëhet e ditur se i dyshuari është kapur në flagrancë në Rubik.

“Operacioni, rezultat i punës së koordinuar të shërbimeve të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës ‘Milot – Morinë’ dhe atyre të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë e Komisariatit të Policisë Mirditë. Transportonte me një furgon mallrash, 23 emigrantë, kundrejt 500 eurove/person, për të kaluar kufirin në kundërshtim me ligjin, kapet në flagrancë në Rubik, dhe vihet në pranga 32-vjeçari”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/ 

e