Policia ka arrestuar të mërkurën Suela Kapidanin, banuese në Kavajë me akuzën mashtrim nëpërmjet Instagramit.
Nga hetimet rezulton se në total, ka fituar 16 mijë euro.
31-vjeçarja e përdorte rrjetin social për të komunikuar me qytetarë të ndryshëm të cilëve u premtonte licencën e farmacistit në këmbim të 10 mijë eurove.
Sipas policisë, përveç mesazheve në Instagram, nga operacioni disa javor ka prova të tjera që dokumentojnë krimin e Kapidanit. Asaj iu sekuestruan 1 kompjuter, 2 aparate telefonike, 10 mijë euro, 50 mijë lekë dhe 61 fatura tatimore shitjeje.
Krimi kibernetik është një fenomen në rritje në Shqipëri. Për këtë arsye në fillim të korrikut, përmes një deklarate për mediat policia bëri thirrje për qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në komunikimet e tyre në rrjete sociale./Euronews Albania