Site icon Telegrafi

Arrestohet 29-vjeçari, rrahu punonjësin e komunës

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:25, në fshatin Ukth, komuna Qelëz dhe autori është David Lleshi, lindur dhe banues në fshatin Ukth, i cili ka rrahur dhe goditur me mjete të forta Tonin K., 53 vjeç, me detyrë punonjës për përkrahje sociale.

I dëmtuari nga incidenti u dërgua menjëherë në Spitalin e Pukës, ku ka marrë mjekimin e duhur. Mjekët deklaruan se nuk ka marrë dëmtime serioze për jetën.

Pas denoncimit në polici, u bë dhe arrestimi i Lleshit, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal. Sipas hetimeve të para, ngjarja ndodhi pas një grindjeje të çastit, si pasojë e një konflikti të hershëm./Telegrafi/
 

Exit mobile version