Telegrafi

Arrestohet 29-vjeçari me një 61-vjeçare, po kryenin marrëdhënie seksuale në një hotel në Tiranë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Policia e Shtetin bënë me dije se një 29-vjeçar u kap në hotel tek bulevardi “Zogu i Parë” me një 61-vjeçare, me të cilën po kryente marrëdhënie seksuale kundrejt shpërblimit.

Të dy janë arrestuar dhe akuzohen për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

“Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale ‘Prostitucioni’ dhe ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’, shtetasja N. P., 61-vjeçe, banuese në Fier dhe shtetasi O. B., 29-vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zogu i Parë”, në ambientet e një hoteli, shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/