Telegrafi

Arrestohet 27-vjeçari në Shqipëri pasi kreu marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, e mitura thotë se e gënjeu për moshën

Një 27-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare në Pogradec.

I riu është denoncuar nga familjarët e vajzës të cilët kanë parë një foto të kësaj të fundit me djalin dhe një unazë.

Ndërsa e mitura ka deklaruar në polici se e ka gënjyer djalin për moshën dhe ka kryer marrëdhënie me dëshirën e saj, 27-vjeçari është shprehur se ka pasur qëllime serioze.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare”./euronewsalbania/