Telegrafi

Arrestohet 26-vjeçarja nga Shkupi, kërkohej me fletarrest

MPB informon se e kanë arrestuar personin S.D (26) nga Shkupi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ajo është dënuar me 4 vite dhe 3 muaj burg për veprat penale “vjedhje të rëndë” dhe “dhunë” sipas nenit 236 dhe nenit 386.

MPB njofton se ajo ka qenë e kërkuar me fletarrest ndërkombëtar për vuajtjen e dënimit. MPB gjithashtu njofton se ajo është dërguar në institucionin ndëshkues-përmirësues.