Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ngacmoi seksualisht dy shtetase.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari me inicialet XH.B., ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.
Siç shihet dhe pamjet e siguruara nga Euronews, 25-vjeçari, tentojë të prekë në pjesët intime vajzën në qendrën tregtare.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/