Arrestimi i tij u krye sepse në rrugën "Mihal Grameno", është kapur në flagrancë me dy armë zjarri pistoleta, me mbishkrimin PB dhe me dy krehra me pesë fishekë. Armët rezultoi se i përkasin shtetasit me iniciale A. C, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale "mbajtje pa leje të armëve luftarake”./Telegrafi/