Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) ka arrestuar një 22 vjeçar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i 22-vjeçarit, me profesion zjarrfikës, u krye pasi gjatë kontrollit të kryer në automjetin “Honda Civic” që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e të riut, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparatë telefonikë celularë./abcnews.al